“Izolimi bën keq”! Drejtuesi i ekipit kërkon të infektojë Verstapen me Koronavirus: Pastaj është gati për kampionat

Në një kohë kur të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga Koronavirusi, drejtuesi i skuterisë Red Bull në “Formula 1” hedh idenë e  çmendur. Helmut Marko i propozoi anëtarëve të tjerë të këtij ekipi që të ngrinin një kamp për të gjithë pilotët e tyre në mënyrë që t’i infektonin qëllimisht me virusin famëkeq. Një ndër garuesit për këtë makinë është edhe Maks Verstapen, i cili po bën mjaft mirë në karrierën e tij në këtë sport. Sipas Markos si talenti belg ashtu edhe pilotët e tjerë të kësaj skuterie janë të gjithë të rinj dhe të shëndetshëm dhe do të krijonin kështu imunitet ndaj Covid-19. Një gjë e tillë do të sillte edhe përfitimet për “Red Bull” që do i kishte garuesit e saj të gatshëm e të pashqetësuar për fillimin e kampionatit.

“Ne kemi katër drejtues të Formula 1 dhe tetë ose dhjetë të rinj. Ideja ishte të organizonim një kamp ku mund ta kapërcejmë këtë kohë disi të vdekur nga ana mendore dhe fizike. Dhe do të ishte koha ideale për infeksionin. Këta janë të gjithë të rinj të fortë dhe me shëndet shumë të mirë. Në atë mënyrë ata do të përgatiteshin kur të fillojë aksioni. Ata do të ishin të gatshëm për atë që ka të ngjarë të jetë një kampionat shumë i ashpër pasi të fillojë. Le të themi hapur se kjo ide nuk u prit mirë”, tregon Helmut Marko. Me këto fjalë CEO i Red Bull tregon se izolimi i ka bërë keq pasi vendos haptazi interesat e biznesit në plan të parë, duke flakur kështu sigurinë shëndetësore të pilotëve që janë të apasionuar pas shpejtësisë./Sport Ekspres/