Ivan Bogdanov, Grobari dhe Delije, në Serbi janë të paprekshëm

0

Urrehen në maksimum, por kur vjen puna për çështje nacionaliste, ultrasit e Partizanit dhe ato të Crvena Zvezdës bëhen bashkë, siç ndodhi në Itali-Serbi dhe Serbi-Shqipëri

I quajnë “Grobari”, që e përkthyer nga gjuha serbo-kroatisht do të thotë Varrhimësit… Të veshur gjithmonë bardhezi dhe me një rivalitet të ndezur me Crvena Zvezdën, skuadrën e të njëjtit qytet, pra Beogradit. Eshtë tifozeria e Partizan Beogradit, por protagonisti i njohur nga të gjithë shqiptarët quhet Ivan Bogdanov, ose ndryshe Ivani i Tmerrshëm, ai që në Beograd, për sfidën Serbi-Shqipëri, zbriti në fushën e blertë me qetësinë më të madhe dhe pasi kërcënoi me jetë lojtarët kuqezi, u ngjit sërish, teksa policia qëndronte e pafuqishme për të vepruar. Bogdanov është lideri i Delije, pra tifogrupi i Crvena Zvezdës ose ndryshe “bijtë” e Tigrit Arkan, që u vra në vitin 2000 në Beograd, pasi në cv e tij famëkeqe rezultonin masakra të çfarëdo lloji. Që Ivani ka imunitet në Serbi kjo u dallua edhe pas trazirave në Itali-Serbi, kur i vetëm me ushtarët e tij mori peng gjithë “Marassi”-n, duke djegur edhe flamurin shqiptar. i arrestuar nga policia italiane, nga frika se mos në burg do të kishte hakmarrje të shqiptarëve, e çuan në burgun e grave. Dhe, pas gjashtë muajsh, u ekstradua në Serbi, aty ku më 24 prill 2013, më shumë se 1 vit nga ngjarjet e Xhenovës, do të lirohej me kusht. Ju ndalua edhe të futej në stadium për një vit, por në më pak se 4 muaj ai u rishfaq aty, mes tifozerisë Delije. Nga Grobari te Delije, pra “Patriotët”, policia e ka të pamundur të ndërhyjë, teksa prej vitesh, ata që jetojnë në Beograd, e kanë kuptuar këtë gjë: politika i financon dhe mbështet. Sa herë që ka tubime të ndryshme kundër vendimeve të UE, apo edhe për të ndezur raportet diplomatike, hyjnë në skenë ata, Bogdanov me shokë.

Vëllazërimi
Partizan, PAOK dhe CSKA, aleancat e rrezikshme!
Sot në stadium, përkrah tifozëve vendas të Partizan Beogradit mund të jenë edhe dy tifozeri të tjera, edhe pse të paktë në numër. Sepse, tifogrupi Grobari kanë aleancë dhe binjakëzim me dy tifogrupe të tjera të njohura, si ai i PAOK-ut (Gate 4) dhe ultrasit e CSKA Moskës, të cilët pardje kanë pasur transfertë në Bazel dhe në kthim mund të bëjnë edhe një xhiro në Beograd, te “vëllezërit” e tyre. Një nacionalizëm që mund të jetë i rrezikshëm sot në stadium, duke qenë se edhe grekët, por edhe rusët, janë në një mendje sa herë flitet për Kosovën dhe Pavarësinë e saj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image