Ivan Balliu drejt Spanjës, propozohet në Segunda

Ivan Balliu është nxjerrë në shitje nga Metz, por ende nuk ka dalë një klub që të paguajë për kartonin e tij. Menaxheri i tij po punon që t’i gjejë ekip mbrojtësit të djathtë, i cili vjet ka luajtur rregullisht në Ligue 1 si titullar.

Nga Spanja vjen një lajm për të ardhmen e 26-vjeçarit, i cili i është propozuar Malagës. Klubi spanjoll garon në Segunda Division (ka luajtur edhe më parë kur ishte pjesë e Barcelonës B) dhe duhet parë nëse do bindet për të bërë një ofertë për Balliun.

Momentalisht e ardhmja e Balliut është në ajër, pasi te Metz zor të qëndrojë. Kjo situatë e penalizon atë për të qenë nën urdhrat e trajneri Kristian Panuçi në ndeshjet e shtatorit kundër Izraelit dhe Skocisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *