“Iuliano njeri m…”, tifozët e Interit nuk harrojnë “Ronaldo 1998″…

Tifozët e Interit nuk harrojnë! Për Mark Iulianon (ish-trajneri i Partizanit), mesdita e sotme në Udineze-Inter 0-4 ishte për t’u harruar në çdo sens… Fitorja e Interit (skuadra për të cilën ka hedhur baltë sistematikisht ish-futbollisti i Juventusit, teksa në Shqipëri gjithmonë ka “dribluar” pyetjet e famshme për atë episod ndaj Ronaldos, në kampionatin e vitit 1998) nuk ishte hidhërimi i vetëm, por edhe koret e tifozëve zikaltër…

Ndihmësi i Igor Tudorit në stolin e Udinezes, që rrezikon rënien nga kategoria, ka dëgjuar koret “Iuliano njeri m…” nga “Curva Nord” zikaltër…

Madje, legjenda urbane thonë që edhe koret e tifozëve të Partizanit përpara tv janë dëgjuar në “Dacia Arena”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *