Italiani që do të marrë Dinamon, gazetari e pyet: Triestina falimentoi me ju, çfarë garancie jep?

Kur nisi kampionati në Kategorinë e Parë, pritshmëritë ishin të larta për të parë Dinamon. Një klub që si objektiv kishte ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, e nisi në mënyrën më të keqe duke mos bindur aspak.

Igli Allmuça u largua si trajner, ndërsa në vendin e tij erdhi Manzoni. Nga ana tjetër një kompani italiane ka ardhur për të marrë Dinamon me në krye Marco Pontrellin. Ky i fundit ka drejtuar edhe Triestinën, që falimentoi për shkak të borxheve. I pyetur nga gazetari i “A2 News”, që çfarë sigurie u ofron tifozëve të Dinamos duke ditur të kaluar, Pontrelli është shfaqësuar:

“Kur e bleva Triestinën, klubi kishte 800 mijë euro borxhe. Kur u shpall falimentimi i atij klubi, borxhet ishin vetëm 400 mijë. Nuk mund të them më tepër, bëra detyrën deri në fund, por klubi falimentoi prej borxheve të të tjerëve. Edhe sot jam në gjyq në Komunitetin Europian, sepse u bë diçka e pandershme. Nuk dëshiroj të flas më për Triestinën, por për Dinamon. Jo me fjalë, por me fakte. Do të flasim në janar, pa thënë fjalë që i merr era. Tifozët duhet të kenë kënaqësinë që Dinamo të kthehet ajo që ka qenë. Ky klub ka nevojë për shumë punë.

Për momentin, nuk ka asgjë zyrtare. Nuk jemi as njëri dhe as tjetri. Erdha të shoh ndeshjen. Pamë skuadrën që ishte më përpara, lojtarët janë ata që janë. Tani duhet të punojmë për të ndërtuar skuadrën e duhur, por Dinamo nuk luajti keq. Nevojiten lojtarë të rinj, pasi kjo skuadër është. Edhe pse disa nga këta lojtarë janë të zotët, duhet të presim merkaton e janarit për të ndërtuar ekipin”, ka thënë Pontrelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *