Italianët kthejnë vëmendjen tek ndeshja me Shqipërinë

Sot është radha e Shpresave të Shqipërisë që të zbresin në fushë. Skuadra e Alban bushit do të ndeshet me 21-vjeçarët e Italisë. Në orën 18:30 në Kalajri kuqezinjtë do të sfidojnë vendasit në një ndeshje miqësore. Sigurisht që pritshmëritë janë që në stadium të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh kuqezi, duke ditur se në Itali ka shumë emigrantë.

Italianët e presin me shumë interes këtë përballje dhe i kanë kushtuar rëndësi. Të dyja ekipet vijnë nga humbjet me të njëjtin rezultat 3-0. Shqipëria u mund për kualifikueset e Europianit nga Spanja në transfertë, ndërsa “axurrët” u mposhtën nga Sllovakia në një takim miqësor.

Ndeshja do të transmetohet në “Rai 2”, siç bëjnë me dije mediat italiane. Tekniku Bushi do të ketë mundësinë për të provuar elementët e rinj që ka grumbulluar për këtë ndeshje. Italianët kanë dominuar në takimet e mëparshme në këtë grupmoshë, me përjashtim të sfidës së fundit që ka përfunduar në barazim pa gola, edhe asokohe në një sfidë miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *