Italia zbulohet “e varfër”, mbi 100 shqiptarë në ligat e moshave!

0

Parashikimi i agjentit Haxhia: “Brenda dekadës së ardhshme, shumë skuadra të Serisë A dhe Serisë B do të kenë shumë shqiptarë në përbërje”. Të lindur dhe të rritur, me pasaportë komunitar Anton Cicani “Në vitet në vazhdim, ndoshta për një dekadë, do të shohim se skuadra të Serisë A dhe të Serisë B do të kenë në përbërjen e tyre shumë shqiptarë…”. Sokol Haxhia, që ka më shumë se dhjet vjet në Itali dhe që është një ndër nga menaxherët shqiptar më të suksesshëm jashtë vendit, duke qenë i liçencuar edhe nga FIFA dhe UEFA. Eshtë ai që prezantoi De Biazin me Shqipërinë dhe, ndoshta, nëse gjërat mund të kishin shkuar në një tjetër formë, mund të kishte sjellë edhe Antonio Konten, sot tek kombëtarja e Italisë. Haxhia e njeh mjaft mirë sektorin e të rinjve dhe fakti që ka udhëtuar pambarimisht në çdo rajon të Italisë, madje edhe në qyteza dhe fshatra, për të parë elementët e talentuar, e bën njohës të kësaj bote. Një deklaratë kjo e cila i shtohet edhe një tjetër fakti: në ditët e sotme, janë rreth 90-100 të rinj shqiptarë, të lindur apo rritur në Itali, që aktivizohen në skuadrat e moshave dhe në kampionatet sipas kategorive.

rey-manaj

Praktikisht, me këtë ritëm, në bazë edhe të rritjes së tyre, shumë shpejt, do të jenë të paktën tre apo katër në ekipet e Serisë A dhe Serisë B. Rasti Manaj – Rasti i fundit është ai i Rej Manajt, sulmuesit të Interit, që shpërthehu tek skuadra e Kremonzes në Lega Pro, aty ku është edhe më e lehtë që të biesh në sy. Manaj, vetëm 18-vjeç, është aktivizuar nga Mançini në disa ndeshje. Sigurisht, si Manaj janë shumë të tjerë që presin momentin e tyre. Isufaj është rasti i fundit, pjesë e Italisë U-17 në stage, pra në grumbullimet në Kremona këto ditë. Isufaj është në pronësi të Arecos. Ndoj, gjithashtu, është një element i rëndësishëm që stërvitet me skuadrën e Romës, ku stërvitet me yjet verdhekuqe. Ndoj është blinduar për pesë vjet. Thoma Strakosha është i Salerninatës, por vetëm huazim nga Lacio. Sakaq, për t’u theksuar edhe Demraku, i blerë nga Empoli, por që është i dëmtuar aktualisht. Federiko Zenuni një tjetër talent, që aktivizohet me të rinjtë e Torinos. Por, ka edhe shumë të tjerë që presin të shpërthejnë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here