Italia shtanget në fund, Izraeli na “ngjitet” pas!

Italia siguron play-off, por barazimi 1-1 ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e fundit në Itali, në grup, ka qenë praktikisht një zhgënjim total. Skuadra e Venturës, që në pjesën e parë kaloi në avantazh me anë të Kielinit, në pjesën e dytë ishte e tërhequr dhe skuadra e Maqedonisë pati guximin dhe dëshirën për të gjetur barazimin, nga fundi: një gol i gjithi “Italian”, me kombinimet e Nestorovskit, Pandevit dhe Trajkovskit. Një barazim i shëmtuar, teksa nuk ka mjaftuar karakteri axurr për të sjellë sërish avantazhin. Publiku ka vërshëllyer.

Në sfidën tjetër të grupit, Izraelit i ka mjaftuar një gol në fushën e Lihtenshtejnit për të fituar dhe për t’iu afruar Shqipërisë, vetëm 1 pikë larg (13 Shqipëria, 12 Izraeli). Një gol i shënuar nga Tibi në minutën e 22-t të pjesës së parë ka mjaftuar.

https://www.youtube.com/watch?v=x97W56uMFDM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *