Italia pa trajner, përkohësisht drejton Di Biaxhio

0

Federata pa president, kombëtarja pa trajner: Italia është në kaos total dhe duket se nuk mëson nga vuajtjet dhe rrënimi i dekadës së fundit.

Pas një takimi zhvilluar sot në selinë e Federatës Italiane, Komisari i Jashtëzakonshëm Roberto Fabriçini dhe zëvendësi i tij Alesandro Kostakurta kanë emëruar trajner të përkohshëm të Italisë Luixhi Di Biaxhion.

Ky i fundit drejton Italinë U-21 prej 5 vitesh dhe tashmë merr drejtimin e Italisë për miqësoret e 23 marsit kundër Argjentinës në Mançester dhe 27 marsit kundër Anglisë në Londër.

Më pas? Kostakurta deklaroi me humor para disa ditësh: “Nëse Di Biaxhio i fiton me 3-4 gola diferencë dy miqësoret, kush ia heq më stolin?”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image