Italia në festë, i panjohuri Çekinato eliminon Xhokoviçin

0

Pas 40 vitesh, Italia më në fund feston, pasi një tenist italian mbërrin në gjysmëfinalet e një turneu në Grand Slam.

Heroi italian quhet Marko Çekinato, një emër që deri më sot pakkush e kishte dëgjuar dhe ishte futur me French Open pa qenë pjesë e elitës, pasi në renditjen botërore është jashtë 50 më të mirëve dhe deri tani nuk kishte bërë asgjë në turne madhorë, duke pasur një bilanc aspak mbresëlënës në karrierë.

25-vjeçari këtë vit është “çmendur”, sepse ka mbërritur deri në gjysmëfinale, pas fitores së sotme 3-1 në sete ndaj kampionit të vitit 2016.

Xhokoviç kishte probleme me shpinën dhe vuajti, duke fituar vetëm setin e tretë, ndërsa Çekinato ishte perfekt, duke përfituar në maksimum nga një rival që të mund edhe me gjysmë “serbatori”.

Tani Çekinato e ka shkruar historinë, por tashmë kërkon finalen, sepse përballë do të jetë një tjetër emër jo favorit për titull, austriakun Dominik Thim, i cili mposhti në 3 sete gjermanin Aleksandër Zverev.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.