Italia në emergjencë, Ventura luan me 3-4-3

Mungesat e shumta detyrojnë trajnerin të vendosë Verdin, Imobilen dhe Insinjen në vijën e parë ndaj Maqedonisë

Emergjencë në mesfushë dhe një “bomber” për t’u zëvendësuar. Italia e Venturës nuk afrohet në mënyrën më të mirë në kalendarin e përballjeve të dyfishta që sot dhe të hënën do t’i shohin axurrët në kërkim të asaj pike sigurie që nevojitet për t’u kualifikuar në plejof. Sigurisht, duke konsideruar, mbi të gjitha, vështirësitë e Maqedonisë dhe Shqipërisë, kundërshtarët e axurrëve, detyra e Venturës dhe e djemve të tij është të mbeten në lojë dhe të studiohen alternativat e tjera të modulit dhe të hiqet dorë nga eksperimentali 4-2-4 me të cilin axurrët luajtën ndaj Spanjës.

MUNGESAT – Mungesa që spikat më shumë, sigurisht është ajo e Belotit, jashtë për të paktën 40 ditë dhe në rrezik edhe për plejofet e fillimnëntorit, që do të detyrojnë Çiro Imobilen për marrë mbi shpatulla peshën e sulmit. Qendërsulmuesi i Lacios, që në këtë sezon ka shënuar 14 gola në 12 ndeshje, do të jetë i vetmi sulmues në një tridhëmbësh që do të kompletohet në të majtë nga Insinje dhe në të djathtë nga Verdi, që preferohet më shumë se Kandreva. Ndryshimi tjetër i Venturës, më pas do të jetë në mbrojtje, atje ku do të rikthehet BBC-ja, Barzalji, Bonuçi dhe Kielini. Në mesfushë, duke parë mungesat e Verratit, De Rosit dhe Pelegrinit, do të jenë Parolo, Galjardini teksa Zapakosta dhe Darmian do të jenë mesfushorët e krahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *