Italia në ankth për Bonuçin

0

Italia paraqitet pa disa lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen kundër Shqipërisë dhe shqetësimi i fundit lidhet me qendërmbrojtësin Leonardo Bonuçi.

Ylli i Juventusit është me grip dhe sipas Sky Sport, trajneri italian Ventua sot ka provuar në stërvitje Romanjolin, me kuqeziun që mund të luajë nga fillimi, në krah të Andrea Barzalit në qendër të mbrojtjes.

Romanjoli mungoi fundjavën e shkuar ndaj Xhenoas për pezullim dhe kohët e fundit ka pasur disa probleme fizike, por në këtë moment është në gjendje të mirë, ndaj tani Ventura mund ta hedhë në fushë në një formacion me skemë 4-2-4, një sistem shumë ofensiv, me mbrojtjen me 4 lojtarë, që Romanjoli e njeh mirë, pasi ashtu luan edhe te Milani.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image