Italia, më 20 maj me trajner të ri

Xhixhi Di Biaxhio e ka nisur me një humbje të pritshme ndaj Argjentinës aventurën si trajner i Italisë, por me shumë gjasa nuk do të qëndrojë gjatë në stolin axurr.

Alesandro Kostakurta, zëvendëskomisar i Federatës Italiane, ka folur për paraqitjen ndaj Argjentinës: “Ka pasur shumë kritika, disa të ashpra e disa të drejta. Ndeshja ishte në lartësinë e pritshmërive tona, pati momente kur mendova se mund të fitonim, sepse po luanim mirë, por fitorja nuk ishte prioritet, sepse na interesonte paraqitja.

Më pas, Kostakurta ka zbuluar planin për muajt e ardhshëm: “Në këtë moment nuk mendojmë për trajnerin, por për lojtarët. Kundër Argjentinës edhe me Murinjon apo Guardiolën në stol nuk do ndryshonte asgjë. Di Biaxhio është i zoti, ose do jetë trajner, ose do mbetet pjesë e stafit të kombëtares. Kemi trajnerë të mëdhenj në Itali: më 20 maj do ta dini emrin e trajnerit të ri, nëse gjejmë më të zotin se Di Biaxhio, do ta marrim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *