Italia kërkon trajner, Kostakurta tregon emrin e preferuar

Italia për momentin ka zgjedhur Xhixhi Di Biaxhon si trajner të kombëtares, por bëhet fjalë vetëm për pak kohë, sa të zgjidhet presidenti i ri i Federatës dhe të emërohet trajneri i ri.

Emrat në tryezë janë të shumë, por Gazzetta dello Sport ka intervistuar zëvendëspresidentin e përkohshëm të Federatës Italiane, Alesandro Kostakurtën, i cili ka për detyrë të zgjedhë trajnerin e ri.

Kostakurta ka veçuar disa nga emrat e përshtatshëm për të marrë drejtimin e Italisë, por një emër në “pole-position” ekziston që tani në mendjen e tij.

“Nuk kam zgjedhur ende, por besoj se ai që do na përshtatej plotësisht është Antonio Konte. Do të bisedoj me të në fund të sezonit. Ka treguar se di ta bëjë trajnerin e kombëtares, e pamë në Europian, ndërsa të tjerët nuk kanë një eksperiencë të tillë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që nuk do isha i qetë me Mançinin, apo me Ançelotin, i cili gjithsesi duket se nuk e ka me qejf. Edhe Ranieri, që ka pasur një eksperiencë të vështirë në Greqi, doli më i fortë nga ajo sfidë dhe triumfoi më pas në Lester. Po kërkoj një trajner, jo një seleksionues, ndaj nuk i anashkaloj edhe trajnerët e Serisë A: Gasperini dhe Xhampaolo janë shumë të zotë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *