Italia e Shkodrës merr sërish kritika, kthehet në skenë emri i Kontes

Në fund festë me tifozët, por Italia që fitoi mbrëmë në Shkodër nuk i ka bindur gazetarët italianë. “Lojë e dobët”, shkruanin gazetat sportive në Itali sot, duke vendosur notat e ndeshjes.

Super Bufon, perfekt në çdo moment që Shqipëria tentoi, kryesisht nga distanca, por edhe Bonuçi e Kielini u vlerësuan shumë lart, duke u kthyer në nivel të lartë. Megjithatë, shumica e lojfarëve morën nota mesatare ose të ulëta, ashtu si loja.

KONTE – Nëse ndodh, do ishte vërtet e bujshme. Nga Anglia vjen lajmi, që nuk duhet besuar shumë, duke parë se e shkruajnë “Daily Express” e “Sun”, që drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit po mendojnë t’i bëjnë një ofertë të rëndësishme Antonio Kontes për të rimarrë drejtimin e Italisë, menjëherë sapo të mbyllet Kupa e Botës në Rusi. Rezultatet e arritura deri tani nga Ventura kanë zhgënjyer të gjithë, në muajt e fundit, ndërsa Konte duket se do të lërë Çelsin verën e ardhshme, pas disa fërkimesh me krerët e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *