Italia e re nis nga Kutrone dhe… Bufon

Trajneri i përkohshëm i Italisë, Xhixhi Di Biaxhio, ka publikuar sot listën prej 26 lojtarësh që do të luajnë në miqësoret e këtij muaji, më 23 mars kundër Argjentinës e 27 mars kundër Anglisë.

E re absolute është grumbullimi i sulmuesit të Milanit Patrik Kutrone, por debuton edhe Federiko Kieza, i cili në parë është grumbulluar në stazhe të kombëtares, por vetëm me të rinjtë nën vëzhgim.

Itali e re, që nis nga emra si Donaruma, Rugani e të tjerë, por do të vazhdojë të luajë edhe kapiteni Xhanluixhi Bufon, ashtu si Kielini, ndërsa kthehet në kombëtare mesfushori i Milanit Bonaventura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *