Italia “e paprekshme”, nga aeroporti direkt në fushë

E kemi pritur e ëndërruar për dekada të tëra, por me shumë gjasa populli i thjeshtë nuk do të ketë shans të shohë në stërvitje dhe as t’i marrë autograf ndonjë lojtari. Italia do të vijë e do të largohet “e blinduar”, duke mos kryer as stërvitje në Shqipëri.

Sot është zyrtarizuar axhenda e kombëtares axurre, që do të zbarkojë të dielën në 17.30 në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të niset menjëherë drejt Shkodrës. Aty, konferencë për shtyp në 20.45 dhe më pas izolim total deri në orët para ndeshjes, ndërsa nuk do të zhvillohet asnjë seancë stërvitore, për shkak të motit të keq dhe rrezikut të prishjes së fushës së “Loro Boriçit”, që është “sakatuar” edhe nga sfida mes Kosovës e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *