Italia e nis me këmbë të mbarë Kupën e Botës në volejboll

0

 

Të kaltrit kanë fituar dje me Kanadanë, kurse sot do të jenë përballë Australisë. Triumfojnë dhe pretendentët SHBA, Argjentina, Rusia e Polonia

Italia në volejboll për meshkuj e ka nisur me këmbë të mbarë Kupën e Botës, e cila është duke u zhvilluar në Hiroshima dhe Hamamatsu të Japonisë. Të kaltrit dje kanë fituar përballë Kanadasë, 3-1 (25-19, 25-20, 22-25, 25-13). Një fitore e pastër e italianëve, të cilët në planin e lojës e kanë dominuar ndeshjen, ndërsa aktiviteti në fjalë është i rëndësishëm për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Të gjithë të kaltrit në fushë kanë qenë mbi lartësinë e duhur. E kjo jo vetëm në aspektin e sulmit, por dhe në mbrojtje. Madje në këtë aspekt është dalluar Xhianeli, ndërkohë që sa i përket pikëve të shënuar Zajtsev ka realizuar 20, 12 pikë Lanza dhe 15 pikë Huantoreno. E ky i fundit ka qenë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa sot Italia do të jetë përballë Australisë. Sa i përket ndeshjeve të tjera pretendentët për të fituar këtë Kupë të Botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina, Rusia e Polonia kanë fituar. Tashmë pritet që gara të bëhet edhe më e fortë.

Rezultatet teknike të ditës së parë të Kupës së Botës

Grupi A – Hiroshima

Italia – Kanada     3-1

(25-19, 25-20, 22-25, 25-13)

SHBA – Australi     3-0

(25-23, 25-12, 25-15)

Japoni – Egjipt     3-2

(25-19, 23-25, 25-18, 17-25, 15-7)

 

Grupi B – Hamamatsu

Argjentinë – Iran   3-1

(25-27, 25-22, 25-22, 26-24)

Rusi – Venezuelë    3-0

(29-27, 25-16, 25-15)

Poloni – Tunizi     3-0

(25-17, 25-15, 25-20)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.