Italia bind, Mançini ul euforinë: Takohemi rrallë

0

Fillimi i mbarë në kualifikueset e Euro 2020 duhej për renditjen, por sidomos për moralin e një Italie të tronditur nga paraqitjet e dobëta të viteve të fundit.

Kundër Finlandës “axurrët” festuan me golat e të rinjve Nikolo Barela e Moize Ken.

Në fund të takimit trajneri Roberto Mançini tha: “Nuk ishte e lehtë, sepse Finlanda luajti e mbyllur pas, duke luajtur me 5 mbrojtës. Në fillim ishim paksa të mpirë, në pjesën e dytë shumë më mirë”.

IMOBILE NUK SHËNOI — Mançini nuk u duk i shqetësuar që Çiro Imobile ende nuk po shënon për Italinë: “Çiro duhet të qëndrojë i qetë, golat do vijnë me kalimin e kohës. Nuk ishte e lehtë për të, ishte gjithnjë i rrethuar nga 7 kundërshtarë. Në përgjithësi luajti shumë mirë”. 
KEN, DEBUTIM SPEKTAKOLAR — Moize Ken debutoi dhe shënoi: “Moize ka cilësi, por duhet të punojë shumë. Ka hapësira të mëdha përmirësimi, por varet gjithçka prej teje”.
E ARDHMJA — “Çfarë na mungon? Na duhet të punojmë shumë, sepse bëjmë gabime, por është normale, kishim 5 muaj pa luajtur bashkë. Kur takohemi kaq rrallë, është e vështirë të gjesh kohën epr të formuar grupin dhe epr të aplikuar skemat që ke në mendje”.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.