Itali-Shqipëri drejtohet nga një njohje e vjetër

0

Quhet Sllavko Vinçiç dhe është nga Sllovenia arbitri i ndeshjes Itali-Shqipëri, në program të premten (20:45) në Palermo.

Vinçiç, 37-vjeçar, nuk është një emër i panjohur për kombëtaren tonë, sepse na ka drejtuar edhe në vitin 2011, në një miqësore barazuar 0-0 në Maqedoni.

Ishte një ndër ndeshjet e para ndërkombëtare për Vinçiç, i cili tashmë numëron 44 ndeshje ndërkombëtare.

Këtë sezon Vinçiç 6 ndeshje në kupat e Europës, së fundi Shahtar-Selta Vigo, ndërsa në kualifikueset e Kupës së Botës ka drejtuar ndeshjen Ishujt Faroe-Hungari 0-0, shtatorin e shkuar.

Duhet veçuar fakti se bëhet fjalë për një arbitër të qetë e tolerant, që ka një mesatare të ulët kartonësh (më pak se 4 kartonë për ndeshje) dhe penalltish (7 penallti në 44 ndeshje) në ndeshjet ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image