Itali fantastike, por Uruguai shënon autogolin e vitit

0

Italia që shpresonim ta mundnim ne nuk qenka aq e dobët sa mendonim. Nuk është një Itali yjesh, por nëse mbrapa ka një bllok mbrojtës perfekt, pjesa tjetër e skuadrës po funksionon për mrekulli, me një si Beloti që mjafton e tepron për të futur në siklet gjithë mbrojtjet kundërshtare.

Sot Italia mundi 3-0 Uruguain në Nicë të Francës, duke shkëlqyer në lojë e rezultat, por duke u ndihmuar edhe nga fakti se Uruguai luajti pa lojtarë si Suarez e Kavani.

Në fakt, ishte pikërisht Uruguai skuadra që shënoi e para, por në portën e vet, me Gimenez që shënoi një autogol spektakolar, nga ata që rrallë i shohim, kur Beloti ndali një top në zonë dhe mbrojtësi kundërshtar e çoi në rrjetë me një goditje spektakolare, duke u munduar ta largonte.

Më pas Italia krijoi edhe raste të tjera, ndërsa Uruguai bëri shumë pak në sulm. Edhe pjesa e dytë ishte me ritëm të ulët dhe një Itali që kontrolloi pa shumë probleme, derisa Eder siguroi fitoren në minutën e 83-të dhe De Rosi nga pika e bardhë vulosi suksesin 3-0 në shtesë.

ITALI – URUGUAI 3-0

Golat: Gimenez 7′ aut., Eder 83′, De Rosi 90’+1 pen.

ITALIA: Donaruma, Darmian, Barzali (Kielini 78’), Bonuçi, Spinacola, Markizio (Montolivo 18’), De Rosi, Kandreva (Bernardeski 58’), Beloti (Eder 46’), Imobile (Gabiadini 82’), Insinje (El Sharaui 64’).

URUGUAI: Muslera, M. Pereira (Koruho 82’), Giménez, Koates, Kaseres, Sançez (Stuani 46’), Nandez, Vesino, A Gonzalez, Urretaviskaja, Rolan (Silva 73’)

Kartonë të verdhë: Markizio 4’, Imobile 39’ / Nandez 62’

Gjyqtar: C. Turpin (Francë)

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image