Isufaj “nuhat” aromën e Serisë A!

0

 

E kishte pritur këtë ditë më shumë se kurrë dhe kishte punuar që të bëhej realitet. Ka ardhur ë momentin e duhur, teksa kartëvizita e tij janë 11 gola në kampionat dhe kupën Primavera. Po flasim për talentin shqiptar Andrea Isufaj, që dje në përballjen ndaj Palermos u ul në stol me të mëdhenjtë, pra ekipin e parë. Nuk dihet nëse trajneri Maran do t’i japë shansin për të zbritur në fushën e blertë deri në fund të sezonit, ose disa minuta dhe kurorëzuar ëndrrën, por e sigurt është që për të do të jetë një përvojë që s’do të harrojë kurrë.

E teksa Serie A po i drejtohet fundit, javët e mbetura do të jenë një shans që Isufaj të debutojë, pse jo, që sot. “Jam shumë i lumtur dhe falënderoj familjen, agjentin tim, miqtë dhe shokët e skuadrës, që më dhanë mundësinë të shënoja dhe të bija në sy te trajneri i ekipit të parë. Shpresoj të më jepet shansi të debutoj në Serinë A”, tha ai për “Sport Ekspres”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image