Isufaj-Ndoj, Roma ka në dorë dy shqiptarët!

Nëse gjërat do të shkojnë ashtu si duhet, sulmuesi i Kievos dhe mesfushori i Romës janë gati që të kalojnë në Trigoria, për t’u xhiruar më pas në huazim diku tjetër

Anton Cicani

Kohë më parë, “Sport Ekspres” do të fliste për interesimin e Romës për dy futbollistë të talentuar shqiptarë, pra Emanuele Ndoj dhe Andrea Isufaj, që janë nën prokurë nga menaxheri Sokol Haxhia, por tashmë duket se nga fjalët është kaluar te veprat dhe mes agjentit të drejtuesve verdhekuq ka pasur një kontakt direkt, në Trigoria, disa ditë më parë. Një kafe me drejtuesin Monçi që ka shprehur dëshirën që dy futbollistët e talentuar shqiptarë të transferohen pikërisht te verdhekuqtë, por jo për të qëndruar, të paktën njëherë. Edhe pse janë dy situata krejt të ndara mes tyre, paketa duket e qartë dhe në Romë janë bërë pishman që sidomos Ndojn ia shitën Breshias për 1,4 mln euro, edhe pse mbajtën 30% të kartonit dhe mundësinë e riblerjes.

Në fakt, me marrëveshjen thuajse të sigurt, nuk mbetet vetëm se pagesa e “dallëndysheve”, që mund të jetë një shifër e përafërt me gati 1 milionë euro, teksa më pas mund të vendoset edhe një klauzolë e ulët prej 6 milionë eurosh për të riun shqiptar, sipas asaj që ka mësuar gazeta, por kjo pasi të ketë shuar në huazim. Bolonja është klubi që e ka kërkuar disa herë dhe mund të marrë “ok” nga verdhekuqtë. Në rastin e Isufajt, Kievo ende s’ka shprehur dëshirën për ta lënë të lirë, por përpara 1 milionë eurove sigurisht që s’do ta kishte aspak të vështirë që të lëshonte dhe dorëzohej, si përsa i përket faktit që lojtari është i vendosur që të provojë diçka të re, por edhe sepse vlera e kartonit është e rëndësishme.

Isufaj – Sulmuesi i të rinjve të Kievos ka zhvilluar një supersezon me fanelën e verdhebluve, që shkuan deri në gjysmëfinalen e Primavera Play-Off, për titullin, duke u eliminuar nga Interi. Plot 12 gola për të dhe paraqijte gjithmonë mbi mesataren. Kievo do të paguante plot 100 mijë euro për ta siguruar nga skuadra e Arecos. Isufaj ka karateristika të rëndësishme dhe i ngjan shumë Higuainit për sa i përket mënyrë së qëndrimit në fushë.

Ndoj – Një tjetër futbollist që ka rënë në sy në Serinë B italiane është Emanuele Ndoj i Breshias, që u pagua jo pak por thuajse 1,4 milionë euro nga dallëndyshet. Ndoj ka qenë pjesë edhe e U-21 të Shqipërisë, edhe pse i pafat në sfidat e fundit, pasi u dëmtua. Bashkë me Kejdi Baren, ai konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit. Vjet luajti 17 ndeshje në Serinë B, edhe pse kaloi disa dëmtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *