Isufaj, “gjiganti” shqiptar që po gëzon Kievon!

0

 

Deri tani 10 gola me ekipin e të rinjve. Verdheblutë besojnë te djaloshi, teksa menaxheri Haxhia shprehet për “Sport Ekspres”: “Djalë me këmbë në tokë, kam pasur shumë interesime deri tani”

Anton Cicani

Quhet Andrea Isufaj dhe është vetëm 17-vjeç, por në kampionatin “Primavera” (i të rinjve, ekipet U-19) deri tani kanë mësuar ta njohin të gjitha mbrojtjet. Dhjetë gola, super paraqitje dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kievo fërkon duart dhe ato 100 mijë eurot që Areco i kërkon për ta siguruar nuk do të jenë problem në fund të sezonit.

Madje, ndoshta në javët e fundit të kampionatit, trajneri Maran mund t’i japë edhe ndonjë shans në ekipin e parë. Ndërkohë, verdheblutë janë duke rivalizuar Juventusin, me vetëm 5 pikë larg. Në fakt, duke bërë një krahasim mes dy skuadrave, asaj bardhezi dhe Kievos, sigurisht, diferenca në lojtarë është e madhe, por në fushë jo edhe aq.

Por, duke iu kthyer Andrea Isufajt, sigurisht, historia e këtij djaloshi është e jashtëzakonshme. Në Itali po e vëzhgojnë me kujdes dhe Shqipëria duhet të nxitohet, ndryshe rrezikojmë që të humbasim një futbollist. Sepse Isufaj, për ato që nuk e dinë, ka nënshtetësi italiane, përveç se atë shqiptare.

Isufaj, madje, që rrjedh nga një familje e cila e ka përkrahur shumë,disa herë ka marrë pjesë edhe në “stazhe” axurre, edhe pse vetëm për provë. Te paratërinjtë e Arecos ra në sy për aftësitë e tij. Një farë Bogdani i vogël, teksa me 182 centimetrat e tij është një kolos përpara. Kohë më parë, për “Sport Ekspres”, ai do të deklaronte se frynëzohet nga Gonzalo Higuain, sulmuesi i Juventusit, teksa i pyetur edhe për faktin nëse do të luante me Italinë apo Shqipërinë, tha se “do të bisedoj me menaxherin tim, nuk di të them tani, jam i fokusuar te fusha e lojës”.

Ndërkohë, Haxhiaj, që “përkund” lojtarin e tij, ka pasur edhe interesime të ndryshme nga skuadra më të forta, teksa Isufaj nuk ndalet. Deri tani 10 gola të shënuara, në më shumë se 20 ndeshje, teksa përfshihen edhe ato të Kupës. “Lojtari duhet të vazhdojë kështu, për të ardhmen do të bisedojmë… Ka pasur interesime, por ende s’mund të zbuloj asgjë. Di të them që Kievo në fund të sezonit mund të vendosë ta blejë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here