Isufaj dhe Ibraimi, Roma investon te shqiptarët!

0

 

Pasi humbën Ndoj, por edhe Strakoshën në moshë më të re, verdhekuqtë kanë “hedhur grepin” te dy kuqezinj, që po shkëlqejnë me moshat e Kievos dhe Breshias

Anton Cicani

Përpara se Thoma Strakosha të transferohej te Lacio nga ekipi i të rinjve të Panioniosit, Roma ishte gati të firmoste me të, duke paguar shifrën që grekët kërkonin, pra 75 mijë euro, por ndërhyrja e Igli Tares ndryshoi letrat në tavolinë. Vendimtare edhe fjala e të atit, Foto Strakosha… Dhe – ironi e fatit – ditën e diel, në “Olimpico”, ndaj verdhekuqëve, Thomasi, tashmë i rritur, do të kryente ndërhyrje deçizive duke shmangur gola të sigurt dhe vlerësuar nga shtypi italian.

Në Romë, ndoshta, janë ende duke “ngrënë duart” që e lanë të ikte një talent i tillë, pikërisht te rivalët e përjetshëm bardhekaltër, që sot e gëzojnë… Një tjetër lojtar që verdhekuqtë humbën, ndoshta këtë herë me vetëdije, është Emanuele Ndoj, i blerë nga Breshia, që tashmë do ta shesë në Serinë A (Bolonja “në pole position”, për 1 mln euro)…

Pikërisht për të mos humbur më terren dhe qenë vigjilente, burime të sigurta pranë “Sport Ekspres” bëjnë me dije se verdhekuqtë janë duke programuar një goditje dyshe. Në fokus janë dy shqiptarë që po shkëlqejnë në kampionat e të rinjve: Brijan Ibrahimi me Breshian dhe Andrea Isufaj me Kievon. Sigurisht, do të duhet të negociohet me Breshian dhe Kievon, por s’është kaq e vështirë. Nga informacionet e mbledhura nga “Sport Ekspres”, Roma është pranë goditjes Lukas Kastro nga Kievo për 6-7 milionë euro, teksa nga Verona mund të afrohet edhe Isufaj, për një shumë më të vogël, sigurisht.

Shifra s’ka ende,por do të jetë e përafërt me 250 mijë euro. Ndërkohë, nuk dihet se sa do të duhet për të bindur Breshian, për Ibrahimin, edhe pse është në një moshë shumë të re (vetëm 17-vjeç). Sigurisht, ka kohë në dispozicion për të negociuar deri kur sezoni të mbyllet. Por, verdhekuqtë duan të sigurojnë dy talente kuqezi, të cilat menaxhohen nga agjenti shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhia, ai që solli edhe Xhani de Biazin në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here