Ismajli pritet të largohet gjatë verës, Hajduku i Splitit e gjen zëvendësuesin te një tjetër shqiptar

Ardian Ismajli ka bërë paraqitjë të jashtëzakonshme me fanellën e Hajdukut të Splitit dhe atë të Kombëtares shqiptare, të cialt i kanë shërbyer për të rënë në syrin e klubeve nga kampionatet elitare. Vetë trajneri Reja ka zbuluar edhe dy ekipe italiane që janë në gjurmët e mbrojtësit shqiptar dhe me shumë ngjasa sezoni i ardhshëm do e gjejë larg Kroacisë.

Për këtë arsye skuadra e Hajdukut të Splitit është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij në prapavijë. Alternativën e duhur duket se e kanë gjetur dhe do të jetë një tjetër shqiptar ai që do të zëvendësojë lojtarin kuqezi. Bëhet fjalë për Hajdin Salihun, i cili luan me ekipin e Llapit në Superligën e Kosovës.

Një transferim të tillë e ka pranuar vetë trajneri Batatina, i cili është shprehur se është gjetur akordi mes klubeve, ndërsa 18-vjeçari do të vazhdojë të ndihmojë ende Llapin në këto ndeshje të vështira që i presin përpara. Më pas do të kryhen edhe vizitat mjekësore për të mbërritur në fund te zyrtarizimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *