Ismajli: Mund t’ia dalim, Turqia nuk tremb si dikur!

0

Ardian Ismajli, mbrojtësi i Hajduk Split, me shumë mundësi ndaj Turqisë do të jetë titullar. Sot ai ka dalë në konferencë për shtyp dhe nuk e fsheh lumturinë që është ftuar sërish në kombëtare. “Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe do mundohemi t’ua shpërblej. Që kur e kam nisur kam pasur shumë padrejtësi, por ia kam dalë dhe ja ku jam”, tha mes të tjerash mbrojtësi.

Në lidhje me kualifikimin në Euro 2020, ai shtoi: “Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekipi i mirë, por i kemi mundur në të shkuarën. Islandën dhe Turqinë i kemi mundësi t’i mundim dhe të dalim të dytët”.

Sa i takon formacionit, Ismajli deklaron: “Askush nuk ka marr premtim për të luajtur. Ekipet kanë qenë të përziera dhe me rëndësi është që të gjithë jemi të gatshëm”. Më tej mbrojtësi foli edhe në lidhje me rivalin e së premtes, Turqinë.

“Mbrojtjen nuk e kanë të fortë. Mesfushë dhe sulm kanë lojtarë që luajnë me ekipe të forta, por jo për t’iu frikësuar. Besoj se do ia arrijmë qëllimit dhe të fitojmë. Nuk janë Turqia e dikurshme. Në Turqi i kemi mposhtur me lojë e rezultat”.

Ismajli nuk ka një partner të preferuar në mbrojtje: “Kam luajtur me Beratin dhe Mërgimin, është njëlloj për mua. Pse Panuçi ka thirrur shumë mbrojtës? E ka parë të arsyeshme që të ftojë më shumë mbrojtës, ndoshta për shkak të kartonëve, ndoshta prej dëmtimeve. Ndoshta edhe për të luajtur në mbrojtje, por do ta shohim të premten si do të luajmë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.