Ismajli e Rrahmani “mrekullojnë” Kroacinë, çfarë shifrash!

Ardian Ismajli dhe Amir Rrahmani kanë rrëmbyer skenën në Kroaci, teksa janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga Telesport.hr. Dy mbrojtësit kanë spikatur me paraqitjet e tyre dhe kemi të bëjmë me një përzgjedhje referuar shifrave që regjistron Instat Sports.

ISMAJLI (307) – “Hera e gjashtë në formacionin më të mirë. 63 pasime të sakta nga 67 të tentuara (asiste 0/1, brenda zonës 0/1), një goditje në portë, 10 duele të fituara nga 13, dy driblime të kryera, një sulm i nisur me sukses nga dy tentativa. 8 krose, 6 topa te rikuperuar (1 në mesfushën kundërshtare)”, shkruhet në vlerësimin e bërë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

RRAHMANI (292) – Ndërkohë në vlerësimin e bërë për Rrahmanin thuhet: “E gjashta herë që Rrahmani përfshihet në formacionin më të mirë. Shënoi një gol, ndërkohë që pasoi 43 herë saktë nga 48 tentativa. Provoi të pasonte në zonë dy herë, por vetëm një herë ia doli me sukses. Pa sukses në dy driblime që ka nisur, ndërkohë që ka fituar 4 nga tetë duelet me kundërshtarët. Gjithashtu ai ia ka dalë të nisë dy aksione sulmuese dhe vetëm në një rast nuk ia ka dalë. Rrahmani ka fituar shtatë duele ajrore, dy në mesfushën e kundërshtarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *