Ismajli: Duhet të bënim faull te goli i dytë, kënaqësi të krahasohem me Canën!

0

Ardian Ismajli bëri një paraqitje të kënaqshme pavarësisht humbjes së sotme, me mbrojtësin që ndoshta ishte e vetmja notë pozitive e mbrëmjes. Pas ndeshjes, ai foli për “RTSH” dhe “Supersport” ku u shphreh:

HUMBJA – “Kur humb ekipi, nuk ndihesh mirë. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin dhe sot u futëm në fushë për fitore. Deri në minutën e 35-të kemi dominuar”.

KRAHASIMI ME CANËN – “Për mua është kënaqësi shtesë kur krahasohem me Lorikun. Për mua, ai ka qenë kapiten dhe lider i vërtetë. Unë do të bëj punën time, më pas të shohim”.

GOLI I DYTË – “Duhet të bënim faull te Çalhanoglu në mesfushë. E lejuam duke ikur me top dhe morëm gol. Pastaj, shanset tona ishin shumë të pakta të merrnim pikë”, përfundoi Ismajli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.