Ismail Keta fiton betejën e jetës

0

Të mësosh duke pësuar, Ismail Keta, gjente forcën për të marrë me filozofi edhe një goditje që mund të kishte qenë fatale ndërsa jepte një lajm që shtangu të gjithë ambientin sportiv. Tre herë kampioni i botës në kikboks, bulqizaku me zemër të madhe ka kaluar një paralizë në tru dhe gjendet në një spital të Gjermanisë. Një goditje e rëndë, por që nuk mundi të vinte poshtë Ismail Ketën, kampioni i madh edhe këtë herë u ringrit, ashtu si kushedi sa herë ka bërë gjatë karrierës së tij të papërsëritshme për të fituar betejën më të rëndësishme, falë forcës së pashtershme në shpirt e zemër. Pikërisht falë kësaj force, Ismail Keta flet për Sport News për të qetësuar fansat e tij, duke dhënë një mesazh me fjalë prej kampioni të vërtetë.

“Ju falenderoj në radhë të parë juve, Digitalbin, që më krijoni mundesinë që unë t’ju jap njerëzve tëmi të dashur dhe fansave t’ju them që akoma ndodhem në spitalin e Mynihut, ndodhem në duar tësigurta të mjekëve më të mirë gjermane dhe jam i lumtur që unë kam mundesinë t’i përshendes dhe t’ju uroj atyre një vit te mbarë dhe të jenë sa më mirë. Une kalova një semundjë shumë të rende, por pata fatin e madh dhe i falenderoj sepse shqiptarët kanë qënë gjithmonë pjesë e suksesit tim, nëjetë apo në sport.”

Beteja vazhdon por kampioni Keta tashmë e ka kaluar rrezikun sic konfirmon edhe vetë. Aktualisht ndodhet në spitalin e Mynihut ku do të qëndrojë deri në datën 20 janar për të vijuar rikuperimin në një klinikë tjetër rehabilitimi. Këtë herë ka fituar ndaj një kundërshtari më të frikshëm se çdo gjë tjetër në këtë botë, janë momente kur njeriu kupton më shumë se kurrë vlerën e jetës. Ismail Keta do të ngjitej sërish në ring, sigurisht për ato vlera madhore te të cilat beson e gjen forcën, për të luftuar në mbrojtje të jetës.

“Unë edhe ndeshjen e fundit që bëra, u detyrova për jetën e një personi, të Ambra Medës. Në fakt kisha dhënë dorëheqjen pasi morra titullin. E pashë edhe vetë që kjo që më ndodhi këtë radhë ishte më të vertetë një ndeshje për jetën dhe pata Zotin, pata uratat e atyre nënave apo njerëzve të mirë. Këtë fjalë i thashë një fansi që u habit kur më pa në krevat, i thashë se unë nuk do të ndeshem më sepse kam dhënë dorëheqjen por po të jetë nevoja do të dal përsëri në ring. Tani nuk do të dal më në ring, por po të jetë nevoja për jetën e dikujt, të fëmijës, të familjes apo për atdheun jam i gatshëm.”

Në fund edhe një mesazh për ata qindra e mijëra fansa që adhurojnë kik boksin e kanë ëndërruar që një ditë të bëhen si Ismail Keta…

“Mund t’i them çdokujt, çdo njeriu të dashur, çdo fansi dhe çdo shqiptari se njeriu duhet të kujdeset për shëndetin më shumë se për cdo gjë. Sigurisht që nuk ka siguri, edhe pse unë gjithmonë jam kujdesur për shëndetin, pavarësisht profesionit te veshtire apo shume angazhimeve. Kur je baba apo kur ke shumë njerëz të dashur siç fatmiresisht unë kam, qenka jeta apo shëndeti gjëja me e shtrenjtë, pra sa me afër njeri tjetrit, sa më shumë sport dhe kujdes per shendetin.”

I pamposhtur, fitorja e fundit e Ismail Ketës ashtu si dhe ky mesazh, është më e mrekullueshmja, një himn i vërtetë për jetën. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image