Islanda, pa 48 gola në Shkodër

0

Islanda do të sfidojë Kosovën në “Loro Boriçi”, në një sfidë ku përfaqësuesja e shtetit më të ri në Europë do të synojë të befasojë një nga pretendentet e grupit, Islandën, që bëri mjaft mirë dhe në kampionatin evropian. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por lajmi i mirë është se për këtë takim Islanda do të vijë e “sakatuar” në sulm.

Autori i 26 golave me kombëtaren, veterani Eidur Gudjonsen, i cili lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja pas përfundimit të Europianit, ndërsa mungesa tjetër e madhe do të jetë ajo e Kolbein Sigthorson, autor i 22 golave me kombëtaren, në 44 ndeshje, me një mesatare të shkëlqyer shënimi. Sulmuesi i Gallatasarait është i dëmtuar dhe nuk është grumbulluar për takimin me Kosovën. Një lajm i mirë ky për të besuarit e Bunjakit, të cilët përballë nuk do të kenë autorët e 48 golave së bashku. Në këtë këndvështrim, përfaqësuesja e Islandës do të zbresë në stadiumin e Shkodrës, ndjeshëm më e dobësuar sesa ajo e Euro 2016.

Mungesa të rëndësishme për takimin e së premtes do të jenë dhe Birkir Bjarnason e Johan Berg Gudmundson. Të dy mesfushorët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të ri Heimir Halgrimson për zgjedhje teknike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.