Isko shpërthen: Në Kombëtare kam jetë, në Madrid…

0

Spanja turpëron nënkampionene e botës me një 6-1 që mbetet në histori, por mesfushori Isko, autor i 3 golave ndaj Argjentinës, ruan modestinë: “Përtej rezultatit, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Argjentina na hapi probleme, ishte shumë agresive dhe i duhen dhënë merita për lojën që bëri. Po krijojmë një kombëtare shumë të mirë, me të ardhme, duke krijuar një ekip kompakt, por nuk duhet të harrojmë që ishte vetëm një ndeshje përgatitore për Kupën e Botës. Duhet të jemi të përulur dhe të punojmë shumë deri në verë”.

I kënaqur me golat: “Po, natyrisht. Kur një futbollist nuk është protagonist dhe nuk gjen vazhdimësi në ekipin e vet, ndeshjet me kombëtaren janë jetë. Në kombëtare kam besimin e trajnerit dhe punoj me shumë dëshirë, për t’u përmirësuar, për të qenë titullar këtu dhe te Reali. Unë jam gjithnjë optimist dhe dua të tregoj se jam lojtar i mirë”.

Lopetegui dhe roli i tij: “Ai më jep besim, duke më aktivizuar gjithnjë. Te Reali nuk e ndiej besimin për të cilin një futbollist ka nevojë, ndoshta problemi jam unë, që nuk e kam merituar dot. Dua t’i tregoj trajnerit se mund të mbështetet tek unë”.

Tre gola në një ndeshje me kombëtaren: “Është hera e parë dhe do ta mbaj topin në shtëpi, një kujtim i jashtëzakonshëm”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here