“Ishte si të më kalonte kamioni sipër”, Pepe Reina tregon tmerrin e përjetuar…pa e ditur kurrë

Pepe Reina e ka kaluar Koronavirusin, megjithëse portieri i njohur, nuk e mori vesh zyrtarisht nëse ishte i prekur nga COVID-19, Në një intervistë të fundit për “El partidazo de COPE”, Reina ka treguar se ka pasur dhe kaluar të gjitha simptomat e kësaj pandemie.

Megjithëse nuk e ka kryer testin, pasi një gjë e tillë mund të bëhej nëse ishte në gjendje të rënduar. Kjo pasi nga ana tjetër janë shumë njerëz  që kanë nevojë për kujdesin shëndetsor dhe lukse të tilla nuk i lejohen më as personazheve të njohura që janë në grada më të lehta, si në rastin e Reinas.

“Herët a vonë do të vinte, këtë javë isha unë që do të merresha me këtë virusin. Kanë kaluar disa ditë në fakt dhe kam marrë të gjitha masat për të mos infektuar njerëz të tjerë që jetojnë me mua. Testet nuk kryhen kaq lehtë, përveç nëse je shumë i sëmurë dhe duhet të shkosh në spital për ta bërë.

Duke biseduar me mjekët më thanë që ke simptomat e COVID-19, por nuk kisha një konfirmim zyrtar. Si ndihesha? Sikur një kamion kishte kaluar mbi mua, por tani ndihem mirë dhe gjithçka kaloi”, tha Reina. /Sport Ekspres/