Ishte shumë pranë Liverpulit, një emër i ri për Juventusin

Juventusi dështoi të fitonte Champions Ligën sivjet, por në Torino nuk dorëzohen. Fitimi i trofeut më të rëndësishëm për klube është kthyer në një fiksim për bardhezinjtë.

Drejtuesit e “Zonjës” pritet të bëjnë përsëri një merkato cilësore. Shumë objektiva, ndërsa në skena ka dalë një lojtar francez. Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Juventusi po ndjek situatën e Nabil Fekir.

25-vjeçarit, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon, i përfundon kontrata me Lionin në fund të sezonit të ardhshëm, ndërkohë që rinovimi nuk ka ndodhur ende. Lojtari ofensiv ishte shumë pranë kalimit te Liverpuli verën e kaluar, por në fund nuk u bë asgjë.

Tashmë ai mund të transferohet në Torino. Juventusi preferon shumë njërin prej Pol Pogba dhe Kristian Eriksen. Nëse nuk arrihet te asnjë prej lojtarëve që aktivizohen në kampionatin anglez, bardhezinjtë do të nisnin sulmin për Fekir.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *