“Ishte shumë e çuditshme”! Redi Jupi flet për fitoren e Tiranës ndaj Skënderbeut: Nuk dua të flas për tolerime, por…

Redi Jupi ka bërë një vlerësim për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës, kur ende nuk kupton saktësisht ndërrimin e tablove mes ekipeve. Në pjesën e parë korçarët po fitonin me rezultatin 1-0 dhe ku pati një dominim absolut nga vendasit. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte krejtësisht një pamje tjetër ku bardheblutë morën frenat në dorë dhe përmbysën rezultatin. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Jupi e cilëson si të çuditshme këtë triumf, megjithëse nuk e etiketon për tolerim.

“Ishte shumë e çuditshme fitorja e Tiranës. Në pjesën e parë kishte një dominim total të Skënderbeut dhe ishte saktësisht e njëjta gjë si atëherë me Teutën kur humbi Tirana. Pastaj në pjesën e dytë ishte e kundërta, sikur Skënderbeu të ishte ndërruar me Tiranën. Nuk ka insinuata për tolerime, nuk dua të them dhe të flas për gjëra të tilla. Por një skuadër që e dominon aq shumë një pjesë, nuk mund të dominohet aq shumë në pjesën e dytë. Prandaj them që është e çuditshme. Unë pashë në pjesën e parë që lojtarët e Skënderbeut nuk kishin ndonjë konsumim fizik. Mund të kuptohej nga minuta e 70 le të themi. Gjithsesi kjo nuk i heq cilësitë Tiranës dhe meritat”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *