Ishte plani sekret i Juventusit/ Do të blejë Mauro Ikardin, por lekët nuk do t’i shkojnë Interit

0

Juventusi është duke parë me vëmendje mundësinë për të transferuar Mauro Ikardin. Ky i fundit u largua drejt PSG-së si një huazim me të drejtë blerje, por e ndien mungesën e Italisë. Largësia nga bashkëshortja dhe problemet e shpeshta me yjet e tjerë të PSG-së, lënë të hapur mundësinë e një largimi të mundshëm.

Në mediat italiane zbulohet edhe plani i Juventusit, që ishte sekret deri tani. Bardhezinjtë nuk duan asnjë kontakt direkt me Interin, për të bërë biznes në transferimin e lojtarëve. Drejtori sportiv i klubit italian të Juventusit, Fabio Paratici, i ka kërkuar Leonardo që të blejë kartonin e Ikardit në vlerën e 70 milionë eurove. Më pas Juventusi do të arrijë marrëveshjen me PSG-në në fundin e këtij sezonit, për të dhënë para, por edhe shërbimet e Miralem Pjaniç, që në Francë e dëshirojnë prej kohësh. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.