Ishte Keidi Bare! Armando Sadiku luan që të shtunën, tregon me humor se si zgjodhi Malagan

0

Armando Sadiku është prezantuar te ekipi i Malagës edhe para mediave, duke dhënë konferencën e parë si lojtar i kësaj skuadre spanjolle. Mes të tjerash, sulmuesi shqiptar tregoi rreth momenteve vendimtare të merkatos, atje ku disa oferta kishin mbërritur në drejtim të tij. Por telefonata me Keidi Baren rezultoi jo pak vendimtare, për të marrë vendimin rreth transferimit të fundit.

“Unë kam folur me trajnerin e Malagas dhe ai më ka pritur shumë mirë. Ishte edhe një njeri i mirë. Më ka shpjeguar se si do të luajmë. Jam i kënaqur. Kam pasur dy ose tre oferta në ditët e fundit, por kur erdhi Malaga, mezi po prisja që të vija këtu. Trajneri më tha se do të jem me skuadrën. Dua të luaj dhe jam i lumtur që do të jem pjesë kundër Almerias, të shtunën.

Kam pritur edhe dy ditë më shumë për këtë klub të madh, me pak tension. Sa i përket Bares, fola edhe me të përpara se të vijë. Bare më foli mirë për Malagan dhe se po i mungonte një sulmues. Kjo më motivoi më shumë që të isha këtu”, u shpreh Sadiku duke qeshur. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.