“Ishte ide e saj për të ndihmuar”, Gjimshiti tregon gjestin human të së fejuarës: Po bën maska falas nga Serbia

Itali vijon të vuaj pasojat e virusit Covid-19 me qindra jetë humbura. Nga ana tjetër mijra persona janë të prekur apo edhe të tjerë që rrezikojnë shumë. Nevoja për masa mbrojtëse dhe mbështetje mbetet gjithmonë në rritje për të qenë sa më të sigurtë dita-ditës.

E këtë herë ndihmës së donacioneve i bashkohet edhe partnerja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Nga Bergamo mbrojtësi shqiptar ka dhënë një lajmë fantastik për TuttoMercatoWeb duke thënë se e fejuar e tij ka nisur të bëjë maska në mënyrë personale nga Serbia për popullin italian. Një gjest i vogël por në Itali çdo ndihmesë merr një rendësi të madhe në luftën ndaj virusit.

“Personalisht duhet të them që po e jetoj atë pak si gjithë të tjerët, është një gjë e re që po i vë të gjithë në vështirësi, megjithatë besoj se njerëzit në Bergamo dhe në të gjithë Italinë janë të fortë dhe do të ngrihen përsëri. Ne jemi në një fazë ku ka ende shumë raste të reja. Shpresojmë të arrijmë atje së shpejti sepse do të nënkuptojë një përmirësim të situatës së përgjithshme të infeksioneve .

Maskat nga  e fejuara? Ideja lindi kur pa situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz po kërkonin maska dhe nuk mund t’i gjenin. Ajo u kthye në Serbi dhe filloi t’i prodhojë ato falas: ajo i dërgon ata për ata që u duhen më shumë dhe ato nuk mund të blihen”- tha Gjimshiti./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *