Ishte “Agonia” e Torrasës ndaj Skënderbeut, çfarë gjetje brilante e Dajës për Elezin

0

avarësisht vështirësive të shumta që ka skuadra e Skënderbeut, po vazhdon të paraqitet denjësisht në Superiore. Madje duke ndalur edhe hapin e bardhebluve që drejtohen nga ana e Egbos dhe që deri në këtë moment, nuk e njihnin pengesën me trajnerin e ri.

Por cili ishte sekreti i këtij barazimi? Me gjendjen që u kthye Tirana pas Egbos, për Skënderbeun mund të shijojë edhe si një fitore, pasi nuk është e pakët që të dalësh me pikë nga kryeqyteti. Për të gjetur pikën e fortë të Dajës, duhet të ndalemi tek një 19-vjeçar.

Bëhet fjalë për Agon Elezin, që ishte “Agonia” e Torrasës ndaj Skënderbeut. Gjithmonë e kemi parë këtë lojtar të Tiranës që t’i jap frymë sulmit dhe të krijojë raste para portës kundërshtare, por detyrën për ta mbyllur dhe për ta markuar, Elezi e realizoi në perfeksion. Shiritin e kapitenit e ka mbajtur edhe te moshat e Maqedonisë së Veriut, por kthimi në një lojtar kyç për korçarët dhe duke parë moshën, padyshim që është një arritje më vete. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.