MERR FUND: “Ishit duke pritur për këtë?!”, çfarë zyrtarizimi për Grizman

Antuan Grizman kishte mbetur vetëm të zyrtarizohej te Barcelona. Telenovela e të ardhmes ka marrë  fund, pasi ditën e sotme është shfaqur në zyrat e La Liga avokati i tij. Arsyeja është e thjeshtë:  depozitimi i klauzolës prej 120 milionë eurosh që e lë sulmuesin të lirë.

Avokati i Grizman duke u futur në zyrat e La Liga

Francezi nuk pranoi të paraqitej në stërvitje me Atletikon e Madridit, që njoftoi marrjen e masave për lojtarin. gjoba ka qenë e pashmangshme, ndërkohë që klubi i tij nuk ka pranuar asnjë marrëveshje me Barcelonën. Katalanasit donin ta paguanin klauzolën me këste, por te Atletiko ishin të qartë dhe akuzuan rivalët e tyre për besimet e kryera në një moment delikat të sezonit.

Grizman ka nënshkruar për pesë vite me Barcelonën dhe nis kështu në etapë të re në karrierën e tij. Në kampin katalanas gjërat nuk është se kanë shkuar fort mirë, pasi ka pasur goxha zëra kundër kësaj lëvizje. Madje është aluduar se Mesi do Nejmar në ekip dhe jo francezin. Gjithsesi tanimë zyrtarisht Grizman është katalanas dhe kluazola e largimit të tij është e frikshme: 800 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *