“Ishim një makineri lufte”, ish-sulmuesi i Juventusit kujton triumfin e parë: Na kishin frikë të gjithë

0

Juventusi do e niste serinë e gjatë të dominimit të Serie A 8 vite më parë, atëherë kur në stolin e bardhezinjve qendronte i ulur Antonio Conte. Pjesë e suksesit të parë ka qenë edhe sulmuesi Mirko Vuçiniç, i cili me golat e tij ka bërë pjesën e tij për të ngritur lart titullin kampion në fudn të sezonit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në faqen e Juventusit, malazezi kujton edhe kohën e kaluar te “Zonja e Vjetër”, të cilën ai do e quante një makineri lufte së cilës i trembeshin të gjithë kundërshtarët. Meritat për këtë Vuçiniç ia jep trajnerit Conte.

“E shkuara me Ranierin te Roma më kujtohet mirë, por mbaj mend edhe dy vitet e para me Juve me kënaqësi. Te bardhezinjtë isha më i plotë, kisha më shumë përvojë dhe u futa në një makinë lufte. Ata që u përballën me ne na kishin frikë. Merita ishte e Conte-s. Roli si sulmues i jashtëm? Nëse unë nuk do të luaja atje, unë nuk do të luaja (qesh). Ndeshja që vendosi për kampionatin e parë ishte ajo kundër Milanit, e cila na bëri të besonim në qëllimet tona”, ka thënë Mirko Vuçiniç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.