“Isha vetë dhe thanë nuk jepet”, Sarri i kthehet Piolit: Ishin 2 penallti për ne, nëse nuk doni rregulla…

0

Penalltia e akorduar në favor të Juventusit në përballjen ndaj Milanit, ka ngjallur shumë diskutime në Itali. Një përplasje në distancë ka edhe mes trajnerëve, që ndajnë dy mendime krejtësisht të ndryshme për të njëjtin rast.

Stefano Pioli, ka risjellë në vëmendje rastin te Cagliari-Brescia, ashtu siç do të shprehej edhe ish-arbitri italian Ticiano Pieri duke dalë në përfundimin se nuk kishim të bënim me një penallti. “Unë kam qenë vetë duke e parë atë ndeshje, Cagliari-Brescia. U dha penallti se e kapi topin Cerri me dorë, por më pas të gjithë thanë se penalltia nuk duhet të jepej. Sot ishte situata identike. Më parë kishte edhe një faull të qartë për Ibrën që nuk na u dha. Me siguri që u dëmtuam nga arbitri në këtë ndeshje. Por kështu shkoi, duhet të jemi më të fortë”.

E menjëherë ka qenë kundërpërgjigja e trajnerit të Juventusit, Sarri, që jo vetëm nuk e diskuton penalltinë e fituar prej Ronaldos, por ka pretendim edhe për një tjetër: “Ka pasur edhe një penallti ndaj Kuadrados, dhjetë minuta më para. Penalltia është e pastër, pasi krahun e keni tërësisht të shkëputur nga trupi. Nëse ju them pastaj vetëm që nuk më pëlqejnë rregullat, sepse me këto rregulla që janë, ishte penallti”, ka thënë Sarri. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.