“Isha i shkatërruar”, si e përjetoi Egbo rrëzimin e Tiranës

Emanuel Egbo është një nga afrimet më cilësore në vendin tonë, flasim për kohën kur ai luajti futboll dhe fitoi gjithçka me fanellën e Tiranës. Për ish-portierin, i cili mbetet pjesë e bardhebluve, klubi kryeqytetas është një familje për të.

Egbo e thotë pa komplekse diçka të tillë: “Tirana është familja ime e dytë, jam bërë shqiptar me nënshtetësi dhe këtu do ngelem. Unë shkoj vetëm 1 herë në vit në Nigeri”. Si çdo njeri i sportit, Egbo ka përjetuar  suksese dhe dështime.

“Emocionet më të bukura i kam përjetuar kur kam fituar kampionatin, pastaj Kupën dhe Superkupën. Më pas jam ndjerë keq kur ramë nga kategoria. Nuk kam ngrënë ushqim për tre ditë, isha i shkatërruar plotësisht”, rrëfen Egbo.

Tifozët bardheblu e presin titullin prej vitesh. Trajneri i portierëve të Tiranës e ëndërron ta përjetojë sërish një moment të tillë. Tanimë nga një tjetër pozicion. “Dëshira ime më e madhe për Tiranën është që të dalim edhe njëherë kampionë”, përfundon Egbo fjalën e tij për “TV Klan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *