“Isha gati ta lija futbollin për…”, habit Tibo Kurtua!

Tibo Kurtua u transferua me bujë verën e kaluar në Madrid. Megjithatë belgu nuk ka arritur të kapë maksimumin e tij këtë sezon, jo vetëm prej formës së tij, por edhe nga dobësia e Realit. Megjithatë pritet të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Zidan për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë belgu zbulon një sekret që e mbante të fshehtë për mediat. 27-vjeçari në fëmijërinë e tij ishte gati ta linte futbollin për çiklizmin. Gardiani belg flet edhe për gjendjen aktuale të “Los Blancos” dhe pritshmëritë e sezonit të ardhshëm.

“Ishte një kohë rreth moshës 11-12 vjeçare kur po më pëlqente shumë sporti i çiklizmit. I pata thënë prindërve se do e lë futbollin dhe do vazhdoj çiklizmin. Megjithatë në fund fitoi futbolli dhe ja ku jam këtu.”

“Do të ishte diçka shumë e mirë nëse do t’i jepnim tifozëve diçka për të festuar. Të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të shkojmë me një ndjenjë të mirë me pushime. Jemi koshientë që ky sezon ishte për t’u harruar. Po përmirësohemi. Po stërvitemi fort dhe kemi filluar me pregatitjet për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Tibo Kurtua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *