Ish-trajneri tregon cilësitë e Rrahmanit: Nuk është si Ronaldinjo, ndoshta zë vendin e Kulibali

Një ish-produkt i Superligës që pasi kaloi një sërë fazash arriti në një destinacion të sigurtë. Zyrtarizimi i Rrahmani ishte një nga lajmet më të shumëpritura sa i përket merkatos së janarit. Mbrojtësi shqiptar mahniti me performancën e tij duke bërë që një sërë skuadrash t’i viheshin pas. E kështu Napoli arriti të bind edhe Veronën por edhe vet mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës.

Megjithëse ka kaluar kohë, në kujtimet e Mario Cvitanoviç, Rrahmani ka ndryshuar. Ish-mbrojtësi i Napolit dhe njëkohësisht ish-trajneri i Amirit në Kroaci me Dinamon e Zagrebit. Skuadër nga e cila bëri shkëputjen pre Partizanit dhe i dha biletën fillimisht për në Seria B e më pas për në Seria A. Në një intervistë për mediat italiane, Cvitanoviç tregon cilësitë e Rrahmanit dhe veçanërisht ato që mund të pres Napolinga një mbrojtës si ky.

“Nëse Napoli e bleu atë, kjo është për shkak ata e kanë ndjekur më parë. Unë nuk e di se cila është ideja e klubit, nëse e ka marrë lojtarin si investim, ose nëse dëshiron ta përdorë atë pasi mund të shesin Koulibaly. Rrahmani ka përvojë, ai luan në ekipin kombëtar, madje shumë mirë. Ai nuk ka teknikën e Ronaldinho, por nëse Napoli po kërkonte një mbrojtës të fortë, e gjeti. Në mbrojtje me 3 ai e tregon veten më të mirë, por ai gjithashtu mund të luajë në mbrojtjen me 4 dhe si një mbrojtës i djathtë.  Nëse ne dëshirojmë teknikën e Ronaldinhos, ai me siguri nuk e ka atë, por ai është një mbrojtës qendror mjaft i mirë, jo një sulmues qendror. Rrahmani është një djalë i përulur dhe nëse Napoli kërkon një mbrojtës të shkëlqyeshëm, e ka tashmë. Unë nuk kam  kontakte me Rrahmani, por e shoh që ai luan dhe duhet ta pranoj se ai është rritur shumë dhe është një profesionist, një nga ata që të gjithë trajnerët do të dëshironin ta stërvitnin. “- ka thënë Mario Cvitanoviç./Sport Ekspres/