Ish-trajneri i Vllaznisë sulmon Tramexanin: “Këtu s’je në televizion!”

0

Ish-trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri, nuk ka humbur rast por ka sulmuar Paolo Tramexanin, ish-ndihmësin e kombëtares dhe që debutoi në stol me Luganon, duke rënë në fushën e Bazelit. Ranieri, që në Zvicër ka drejtuar gjithashtu, ndoshta edhe nga xhelozia e tepërt, përgjatë Europianit ka akuzuar jo pak herë për favorizim dhe grumbullimin e Frederik Veselit në Euro 2016. Në një postim në Facebook, Raineri ka ironizuar kështu humbjen 4-0 të Tramexanit.

“Miq, të shohim nëse ekziston ndokush që tregohet i ndershëm… Superliga e Zvicrës, kampionat shumë interesant… (të cilin unë nuk kam pasur kurrë fatin ta zhvilloj) si Superliga shqiptare (që kam pasur fatin të bëj), me gjithë respektin… Të fillosh nga fundi është e rëndësishme për të gjithë, nuk mjafton të jesh trajner i dytë (të vendosësh e heqësh piketa dhe kona apo të këshillojnë zëvendësime aspak të  mira, kujtojmë të gjithë miq shqiptarë se çfarë ju kushtoi ai zëvendësim), apo të komentosh në komoditet taktikën te “Domenica Sportiva”. Duhet të hash m… para se të ngjitesh në katedër!!!

Nuk mund të qëndrosh në pankinë duke parë nëse të inkuadron kamera dhe të tregosh unazën CARTIER…

Këtu nuk ka SKY!!! Ka nevojë për përulësi të vërtetë, jo atë false që tregohet në konferencë për shtyp duke folur si “Futbolli i ri”. Bazel-Lugano 4-0 Ndeshje e mbyllur në 23 minuta… më mirë të lije Andrean i cili ka ngrënë shumë m… dhe që ndoshta e ka filluar fundi, nga Biaska te Rapidi… Ky është një mendim që e kanë shumë, vetëm se unë e bëj gjithmonë me zë të lartë. Pastaj ndoshta fiton thellë me mikun TAMI, i cili është gjithashtu në vështirësi… dhe gjithçka harrohet… por sido që të shkojnë ky postim i imi do të qëndrojë!!!”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here