Ish-trajneri i Tiranës, mes kandidaturave për stolin e Barit

Bari nuk ia doli të regjistrohej në Serinë B, për shkak të borxheve të shumta dhe klubi falimentoi. Do ta nisë nga seria D dhe drejtimin e klubit barez e ka marrë De Laurentis, njëkohësisht presidenti i Napolit. Ekipi ka nevojë për trajner dhe drejtuesit po mendojnë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Emri i fundit që përflitet si kandidaturë për stolin e ekipit jugor është Leonardo Menikini. Ky i fundit njihet edhe në vendin tonë, sepse ka patur një eksperiencë të shkurtër me Tiranën.

Në vitin 2005, 65-vjeçari u ul në stolin e bardhebluve, por pas disa problemeve me drejtuesit, ai u largua, duke e lënë Tiranën në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *