Ish-trajneri i Tiranës i bën vizitë surprizuese Mancinit, Italia përgatitet për ndeshjet e Europianit

Italia është duke u përgatitur për t’u ndeshur kundër Bosnjes dhe Armenisë, në takimet e fundit për kualifikueset e Europianit. Një vizitë surprizuese sipas asaj që raportojnë mediat italiane ka ardhur nga ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria.

Ky i fundit është takuar edhe me trajnerin e “axurrëve”, Roberto Manini, në qendrën stërvitore të ekipit. Me karrierën e bërë, Ze Maria ka lënë shumë gjurmë në futbollin elitar dhe prandaj kreditet e tij janë të larta. Por edhe sa i përket pjesës së trajnerit, do t’i jepte shumë Tiranës në krye për të rikthyer lojën e bukur, megjithëse bashkëpunimi me presidentin Halili do të ndërpritej. /Sport Ekspres/