Ish-sulmuesi i Kukësit sfidon Kosovën, tek verilindorët ishte i padobishëm

E mbani mend besoj Rauf Alijevin, i cili në fillimin e edicionit të shkuar u bashkuam e Kukësin. Edhe pse u cilësua si një nga goditjet e verilindorëve në fushë asnjëherë nuk mundi të përshtatej, edhe pse ishte një nga më të pagurit. Në janar u largua, për t’u bashkuar me Gabalën.

Ja që sulmuesi nuk paska qenë dhe aq i pavlerë, pasi sot ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Azerbajxhani, në ndeshjen ndaj Kosovës. Alijev nuk është se dështoi plotësisht, pasi në 13 ndeshje shënoi 3 gola. gjithsesi paga e tij e kripur i shtyu kuksianët që ta largonin.

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në Baku është mbërthyer në shifrat e bardha 0-0, ndonëse kosovarët kanë qenë më kërkues dhe kanë rrezikuar disa herë portën e vendasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *