Ish-sulmuesi i Kukësit firmos në Azerbajxhan

Rauf Alijev është bërë me ekip të ri, pas largimit nga Kukësi në janar. Sulmuesi nga Azerbajxhani ka firmosur në vendlindje, për Gabalan, që e ka prezantuar zyrtarisht. Në fakt, është një lajm i çuditshëm, sepse Alijev kishte kohë deri në 9 shkurt për të firmosur në Azerbajxhan, por vetëm me ish-klubin e tij Keshla, duke qenë se kishte luajtur për Keshlan dhe Kukësin në harkun e një sezoni. Tani firma me Gabalan deri në verë ka një mister brenda, sepse kampionati azer ka luajtur 20 javë dhe përfundon në fund të majit.

Me shumë gjasa Alijev do të ketë apeluar në UEFA dhe i është dhënë një leje speciale për të firmosur deri në fund të sezonit te Gabala, që do ta ketë një armë më shumë për javët e mbetura, ku synon të ruajë vendin e dytë. Sulmuesi 29-vjeçar ka luajtur 45 ndeshje me Azerbajxhanin, duke shënuar 7 gola, ndërkohë që gjithë karrierën e vet e ka ndërtuar në vendlindje, duke u larguar për herë të parë verën e shkuar, për të firmosur për Kukësin. Një dështim me kampionët në fuqi të Shqipërisë, sepse shënoi vetëm 3 gola në kampionat në 13 ndeshje dhe u duk krejtësisht i paambientuar në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *